Trafikantët e drogës qëllojnë me breshëri armësh policinë në Malësinë e Madhe

Qëllohet me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër. Gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, një person ka qëlluar me armë zjarri. Nuk raportohen efektivë ta plagosur. Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.

About Krye Redaktor

Check Also

Noka: Krimi paguan shefat, shteti s’u jep asgjë policëve të zakonshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet …