Lideri i opozitës, Sali Berisha thotë se falsifikimi përmes ndërrimit të kodeve të mbetjeve toksike, tregon se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij për të mbushur xhepat janë në gjendje të fusin në Shqipëri çdo lloj helmi për qytetarët.
Berisha tha se, Gazheli është ai që me urdhër të Ramës ishte në gjendje të bëntë falsifikimin më të tmerrshëm në Shqipëri.
“Qytetare dhe qytetarë!
Me këtë praktikë, me këtë falsifikim të tmerrshëm në Shqipëri, për të mbushur xhepat Edi Rama dhe suita e tij, mund të futet çdo lloj helmi, çdo lloj plehu, çdo lloj toksine.
Miqtë e mi!
Ndryshimin e kodeve e ka bërë dogana, por kush është kreu i doganave. Kreu i doganave është ish-bashkëvjedhësi i Edi Ramës, financieri i partisë së krimit, Gazheli.
Do ta akuzoja me forcën më të madhe ish-ministrin që e shkarkuan, por nuk e bëj se Gazheli atë e kishte vartës, nuk e pyeste se është i gjallë. Gazheli pyet vetëm një njeri në Shqipëri, ai pyet Edi Ramën.
Aktin nuk mund ta bënte kurrë me porosi të njeriu tjetër, përveç Edi Ramës.
Sot në media kanë qarkulluar emrat e disa biznesgrave. Ato janë Gugallet, Zotot, Mërtirët e helmeve. Ato janë prestanomet e Edi Ramës, lubi Ballukut, etj., ministra”, tha Berisha.