Kalaja: Një ambasador që shkon në zyën e zv.ministres s’mund të jetë ambasador i BE-së

Avokatja Ariana Kalaja në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se, Karlo Bolino i cili e ka kamerën këtu për të na numëruar ne dhe jo për të treguar të vërtetën të shkojë te sheshi i teatrit i cili është zgjedhuar pasi aty nuk do të ndërtohet teatër por kulla.

Kalaja ka theksuar se, një ambasador që lufton opozitën ka luftuar çdo qytetar të Shqipërisë, ka luftuar demokracinë dhe një ambasador që shkon në zyën e zv.ministres nuk mund të jetë ambasador i BE-së.

“As në Ukrainë nuk janë vrarë 6 persona dhe shumë të plagosur. Bolino i cili e ka kamerën këtu për të na numëruar ne dhe jo për të treguar të vërtetën të shkojë te sheshi i teatrit i cili është zgjedhuar pasi aty nuk do të ndërtohet teatër por kulla.

Ai sheh jahtin e Belindit i cili ishte me qera dhe nuk sheh jahtin e Lilos i cili në fakt në të njëjtin jaht është dhe një përfaqësues i krimit është Fatmir Xhafa i cili shkatërroi sistemin e drejtësisë.

Ai nuk sheh dhe shtatë katet këtu 500 metra larg, nuk sheh dhe korrupsionin galopant që po ndodh çdo ditë në bashkinë e Tiranës.

Ju nuk shqetësoheni për numrin e protestuesve por shqetësoheni për të vërtetat që thuhen këtu.

Çfarë denoncoi lideri i opozitës, Sali Berisha dhe nuk u vërtetua. Një ambasador që lufton opozitën ka luftuar çdo qytetar të Shqipërisë, ka luftuar demokracinë dhe një ambasador që shkon në zyën e zv.ministres nuk mund të jetë ambasador i BE-së”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …