Berisha: Mirënjohje protestuesve të pamposhtur që rrethuan bashkinë e krimit, protestuesve të Thumanës dhe mbarë Shqipërisë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shprehur mirënjojen e tij ndaj atyre protestuesve të pamposhtur, siç preferoi t’i cilësonte, që rrethuan Bashkinë e krimit dhe protestuesve të Thuamës, të cilët luftojnë për djersën e ballit.

Sipas Berishës, protestuesit janë të vetmit që e duan vendin dhe që nuk pranojnë kompromisë me klanet kriminale të rilindjes të kryesuar nga Rama, i cili ka uzurpuar çdo pushtet për ta kthyer Shqipërinë në vendin më të rrezikshëm për qytetarët e saj në Europë dhe më gjerë.

Berisha: Për çdo shqiptar sot ndarja më themelore është midis njerëzve të ndershëm që jetojnë me mundin e djersën e tyre të ballit.

Që luftojnë për kafshatën e gojës.

Që e duan këtë vend, me klanet kriminale të rilindjes, këtë farë mafioze të kryesuar nga Edi Rama, që nuk ka ligj, që nuk ka kushtetutë, që ka uzurpuar çdo pushtet dhe ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të rrezikshëm për qytetarët e saj në Europë dhe më gjerë.

Ndaj të dashur miq, çdo ditë për ne është një ftesë e re për një betejë pakthim, për një betejë të pandalshem, krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Do ta përfundoj këtë fjalë duke ju falenderuar ju me mirënjohje dhe njëherë, oratorët fjalë artë të kësaj platforme të fjalës së lirë.

Duke falenderuar me mirënjohje të pakufishme protestuesit e pamposhtur që rrethuan sot bashkinë e krimit, për ti dhënë mësimin e duhur, hajdutit më të madh që ka njohur kryeqyteti në historinë e tij.

Përshëndes protestuesit e Thumanës dhe mbarë Shqipërisë.

Në këtë betejë vendimtare fitorja është e kauzës së drejtë.

Fitorja është e opozitës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

 

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …