Edlira Pajenga, pedagoge LDG Elbasan, teksa mbajti fjalën e saj në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së kreut demokrat Sali Berisha, ndaloi tek shpopullimi masiv i vendit, teksa akuzoi drejtpërdrejt qeverinë si shkaktare për këtë.
Pajenga tha, ështe kjo paqja që ne duam, ndërkohe që shqiptarët emigrojnë sepse ky vend nuk ofron punë për ta. Ne sot jemi në luftë me armikun më të egër, më të rrezikshëm me të cilin jemi përballur ndonjëherë, me korrupsionin dhe hipokrizinë e pushtetarëve që nuk i japin llogari askujt.
“Problemet me të cilat hasemi gjatë gjithë kohës nuk ju përkasin vetëm demokrateve.
Të gjithë ne besojmë se çështjet me të cilat përballemi i kalojnë linjat partiake.
Ka kohë, që pala në pushtet, reklamon vazhdimisht egzsitencën e paqes dhe protsperitetit duke insistuar në faktin që ‘ne nuk kemi qenë ndonjëherë më mirë’.
Ndërkohë gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet vendore kam takuar shumë banorë që jetonin në shtëpi të bukura por boshe, më fëmijët emigrant.
Si mund të flasim për një të sotme… dhe për një të ardhme… ku shume shqiptarë kanë hequr dorë nga te jetuarit në vendin e tyre?
Duke qenë se nuk ju ofrohem mundësitë jetike kanë braktisur shtëpitë e ngritura me aq mund nga prindërit, kanë braktisur vendin ku u rritën dhe u lindën, për të jetuar në një vend të panjohur më vështirësi të pafundme.
A është kjo e sotmja që duan shqiptarët … dhe a mund të sjellë kjo e sotme një të ardhme të mirë dhe të begatë?
A ështe kjo paqja që ne duam, ndërkohe që shqiptarët emigrojnë sepse ky vend nuk ofron punë për ta?
Ne sot jemi në luftë me armikun më të egër, më të rrezikshëm me të cilin jemi përballur ndonjëherë, me korrupsionin dhe hipokrizinë e pushtetarëve që nuk i japin llogari askujt”, tha Pajenga.
Gazeta RD