Berisha: Altin mercenari me urdhër të Ramës fsheh regjistrimet që inkriminojnë këmbë e kokë Irena Gjokën

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi drejtëpërdrejtë drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, se me urdhër të Ramës, fsheh regjistrimet që inkriminojnë gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka.

‘Altin mercenari me urdhër të Ramës, fsheh regjistrimet që inkriminojnë këmbë e kokë Irena Gjokën.

Berisha: Miqtë e mi!

Nëse Irena është me katër fytyra, Altin Dumani është me pesë fytyra i pafytyrë.

Altin Dumani ky mercenar që mbulon krimet e tij dhe vërtitet në skrap si prokurori amerikan. Ky horr pa moral fsheh regjistrimet që inkriminojnë këmbë e kokë Irena Gjokën. I gjithë skrapi ushton dhe i dinë regjistrimet.

Mercenar Dumani që hiqet si prokurori amerikan, ky lake pa kushtetutë dhe moral, mendon se atë nuk e njohin, nuk e dinë çfarë fundërrine është me dhjetëra e dhjetëra punonjës në atë ndërtesë.

Zbaton verbërisht urdhërat e Edi Ramës, mbron një delikuente që i ka ryshfetet nga 500 në 1 milionë vetëm e vetëm për qëllime politike, për urdhër të Edi Ramës. Qëndron në detyrë pa votat e kërkuara nga kushtetuta.

E garantoj se do të ketë fatin e Edi Ramës, i lidhur dhe të jeni të sigurtë ju, se vërtetë Xhorxh Soros është një nga kapot e mafias më të rrezikshme të kohës, por Amerika është Amerikë dhe nuk përfaqësohet vetëm nga Soros.

Dhe ata që përdorin, ata që përdorin Amerikën për mburojë, për të mbuluar krimet e tyre, do të marrin ndëshkimin që meritojnë në Shqipëri dhe në Amerikë dhe kudo.

Edhe njëherë nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …