Nga Ndriçim KULLA
Para vetëm disa ditësh botova një opinion në portalin opozitar, ku shpreha shqetësimin tim qytetar mbi perspektivën e zymtë të rrugës europiane të Shqipërisë. Ky ishte një këndvështrim alarmues mbi shpresën e vetme të gjithë shqiptarëve pa përjashtim, për të realizuar dëshirat e tyre demokratike, politike, ekonomike , kulturore dhe të sigurisë.
Ajo që në nxiti mua që të bëja një përshkrim realist të këtij udhëtimi ishte fakti që në raport me ecurinë e tij, Shqipëria ka ndalur tashmë edhe udhëtimin e breshkës e jo me të ecë me vrapin e lepurit, siç na i paraqiti kryeministri Edi Rama në fjalën e tij që mbajti në Konferencen e Diplomacisë organizuar nga ministria jonë e punëve të jashtme në Tiranë.
E vërteta e të vërtetave mbi lehtësinë e verifikueshme ndërmjet deklaratave mashtruese të kryeministrit është realiteti dhe perspektivës integruese që nxin. Nuk them se porta e Bashkimit Europian është kyçur përgjithmonë, sepse atë s’ka askush forcë që ta bëj. Ajo është një rrugë historike, e pandalshme por kjo rrugë sot ka ndalur. Ky është një realitet në diell.
Ballafaqimi me faktet nuk bëhet dot, kurrë kur diktatori del dhe bën monolog para burokratëve të tij dhe patronazhistëve.
Nuk ka si të ndodhë kjo, aq më shumë kur ke t֝ë bësh me një manjak autoritarit dhe të vërtetat dhe faktet janë ato që presin me padurim “të hapin gojën” dhe të buçasin përballë gënjeshtrave të këtij gënjeshtari populist.
Diktatori, duke bërë deklarata që e shtrembërojnë në mënyrë të pacipë realitetin dëshpërues që gëlon gjithmonë, nënvlerëson forcën që ka e vërteta.
Ka 12 vjet kjo qeverisjedhe nuk ka arritur që të hedhë qoftë edhe një hap të vogël përpara mbi integrimin e domosdoshëm që ka Shqipëria. Përkundrazi, procesin e ka rrënuar, e ka shtrembëruar, e ka kthyer në kohën e babait të tij, kur firmoste për të dënuar ëngjëj të muzës dhe të fjalës së lirë.
Institucionet e Bashkimit Europian, duket se ashtu sikundër edhe kancelaritë respektive që aderojnë në këtë formacion, kanë një marrëdhënie formale me shtetin shqiptar. Edi Rama, mëshues i patundur i kësaj fasade e kthen në paturpësi imazhi.
Po derisa ka kurajë dhe flet për faktet nga Brukseli dhe nga Shqipëria pikërisht faktet janë ato që e kanë kthyer integrimin e Shqipërisë, sot për sot, në një projekt të vdekur ose gjysmë të vdekur për ne shqiptarët.
A mund ta besojë ndokush sot përveç kastës dhe patronazhistëve se Europa do ta ngjallë integrimin me një ftesë politike ose teknike për të vazhduar procesin që të arrijmë objektivin rozë të kryeministrit për 2030?!
A mund të jetë kaq e verbër Europa, sa të mos i kuptojë truqet politike të Edi Ramës për të shkatërruar normalitetin politik të opozitës me represion dhe përndjekje politike?!
Na duhet domosdoshmërisht të theksojmë, sa here që regjimi deformon çdo gjë edhe për procesin e integrimit, se Europa në procesin e saj historik do të gjejë rrugën e zgjidhjes së bashkimit të saj të plotë. Ajo do ta ndihmojë Shqipërinë, por me kusht që ajo të ndihmojë vetveten, duke shuar zjarrin e anarkisë brenda vetes.
Ashtu si dhe Hygoi dikur, ajo ka besimin e patundur se Shqipëria i përket Europës, si anëtare e denjë e shoqërisë perëndimore. Por pa diktatorët.
Gjithashtu, sot ne duhet të jemi të sinqertë dhe transparentë përball veprimeve tona dhe vendimeve të Europës.
Kur shprehen se institucionet e Bashkimit Europian ngurrojnë për të marrë vendime për Shqipërinë, këtu kemi të bëjmë me detyrimet tona që kemi me qeverisjen tonë, nga ku kultura politike e ka humbur krejtësisht ngjashmërinë e parimeve dhe të normave europiane të cilat lidhen me demokracinë, transparencën, krimin e organizuar, respektimin e pluralizmit, shtetin e së drejtës etj.etj…