Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur te reagimi i Edi Ramës i cili deklaroi se anijet me lëndë helmuese të kapura nga autoritetet e huaja, mund të mos i pranojë në Durrës.
Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha i ka bërë thirrje rrjetit të Bazelit nëpërmjet OKB të mos lejojë, të mbrojnë çdo vend nga helmet dhe trafiqet të Edi toksikut.
Berisha: Të dashur miq!
Në reagimin e tij Edi Rama deklaroi se ato anije mund të mos i pranojmë në Durrës. E dini se çfarë do të thotë kjo miq? Ai me mafien e mbetjeve të plehrave duket se po kërkon ndonjë port tjetër në ndonjë vend kundrejt ryshfeteve për t’i depozituar atje dhe për të mos ardhur në Shqipëri.
Mos harroni se, Mërtirët, Zotot dhe Gugalet e Ramës kanë metastazat e tyre në Zaire, Zimbambve dhe vende tjera të Afrikës.
Ndaj edhe i bëj thirrje rrjetit të Bazelit nëpërmjet OKB të mos lejojë, të mbrojnë çdo vend nga helmet dhe trafiqet të Edi toksikut. Edi Toksiku, Edi Gjipeja, Edi Faqeziu!
U bëj thirrje mediave të ndjekin siç e kanë ndjekur me guxim të madh këtë aferë, sikundër parlamenti po vjen dhe garantoj shqiptarët se do të jetë një nga çështjet madhe e deputëtëve të opozitës për të zbardhur çdo të vërtetë rreth këtij krimi monstruoz, shëndetësor dhe mjedisor.
Ky aktivitet është një aktakuzë e rëndë për këtë qeveri dhe Edi Ramën, i cili tregon se për pasurinë e tij shëndeti, jeta, mjedisi qytetarëve shqiptarëve nuk ka asnjë vlerë para parave që merr ai nga tregtia e ndaluar. Tregtia ilegale e mbetjeve të rrëzikshme.
Edhe njëherë ju rikujtoj këtu miq! Autorizimi për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, sipas ligjit të vitit 2011 neni 51 jepet nga minsitri vetëm pasi personi që autorizohet ka paraqitur kërkesën dhe ka marrë leje nga vendi i importit dhe vendet e kalimit tranzit. Vetëm pas këtyre lëshohet autorizimi. Kurse Edi Rama ka urdhëruar ndrikullat e tij mafioze të firmosin symbylltas autorizimin.
Ka urdhëruar Gazhelin e tij të shpallë oksid hekurin, oksidin aluminit, të shpallë helmin jo helm dhe të bëjë trafiqet e Edi Ramës.
Miqtë e mi, a e imagjinoni ju pse nuk kapet më kokainë në Portin e Durrësit? Nuk e sjellin më me banane, e sjellin me kontejnerë plotë kokainën, në të cilën Gazheli në vend të kokainës shkruan sheqer, shkruan oriz, apo çfarë t’i teket. Ndryshimi i kodeve për lëndët që transportohen është akti i fundit i falimentimit të një shteti.
Ndaj edhe, të gjithë në këmbë, të gjithë në protestë, qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!