Berisha: Shkatërrimi i turizimit, mekanizmi kryesor i Ramës për të vjedhur!

Në fjalimin e tij gjatë ditës së 240 të tubimit maratonë në “Rrugën e Shpresës,” kryedemokrati Sali Berisha kritikoi qeverisjen aktuale dhe situatën e turizmit në Shqipëri. Ai theksoi se mënyra se si vidhen shqiptarët është bërë një mekanizëm kryesor për shkatërrimin e jetës së tyre.

Berish u shpreh se pasuritë kombëtare të Shqipërisë, përfshirë potencialin turistik të brigjeve, liqeneve, Alpeve dhe maleve, janë shndërruar nga bekim në mallkim. Ai akuzoi qeveritarët dhe oligarkët për shfrytëzimin e turizmit si një ndëshkim për qytetarët, duke i bërë ata të paguajnë më shumë për turizmin, ndërsa përfitimet për çdo turist janë të ulëta.

Berisha: Miqtë e mi, ajo që ndodh, mënyra e pamëshirë që vidhen shqiptarët sot është shndërruar në mekanizmin kryesor të shkatërrimit të jetës së tyre.

Në Shqipëri pasuritë kombëtare shndërrohen nga bekim në mallkim. Pasuri kombëtare më e madhe, potenciali më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë është potenciali turistik, është oferta e brigjeve të detrave dhe liqeneve të saj, oferta e Alpeve dhe maleve të saj.

Turizmi në Shqipëri nga një bekim, nga një motor i zhvillimit të vendit është shndërruar në ndëshkim për ccdo qytetar shqiptar shqiptar i cili paguan në vit për turizmin nga taksat e tij 215 euro dhe merr me taksat e tij nga një turist gjithësej për frymë si banor 4 euro, jo për një, por nga të gjithë turistët.
4 euro për banor, shpenzimi është 215 euro, sepse miqtë e mi të gjithë ccfarë vjen e s’vjen e vjedhin qeveritarët dhe oligarkët e tyre, narkotrafikantë dhe resortet e tyre.

Ndaj edhe Shqipëria është i vetmi vend në planet që bërtet se mora 10 mln turistë, por që fjetën gjithësej gjysmë nate për turistë në Shqipëri. Këto janë shkaqet.

About Redaksia

Check Also

PD njofton protestën e radhës më 28 shkurt

Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës ditën e shtunë, më 28 shkurt. Kryetari …