Berisha përshëndet protestuesit: Po përcillni mesazhin e madh tek shqiptarët se shpresa nuk vdes kurrë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar dhe përshëndetur protestuesit shqiptarë të cilët janë ngritur kundër vjedhjes te Bashkia e Tiranës, të protestuesve të Thumanës kundër ndëshkimit moral dhe antikushtetues, si dhe qytetarët që për 241 ditë me radhë protestojnë te ‘Rruga e Shpresës’.

“Mirëmbrëma, dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Ju guximtareve dhe guximtarëve që me qendrimin tuaj përcillni mesazhin e madh tek shqiptarët, se shpresa në këtë vend nuk vdes kurrë.

Ju që me guximin tuaj përcillni tek shqiptarët se në asnjë kohë, asnjë rrethanë guximi i shqiptarëve nuk soset kurrë.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin nga ‘Rruga e Shpresës’ të vërtetat e mëdha që fsheh dhe censuron regjimi i narkoshtetit shqiptar, diktatura e bandave, e Edi Ramës, aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Miqtë e mi!

Kjo protestë është dhe do të mbetet frymëzim për qendresën e çdo shqiptari. Është dhe do të mbetet dëshmi e vendimit për të mos u dorëzuar kurrë. E vendimit për të vazhduar betejën gjer në fitore. Ndaj edhe unë në emër tuaj përshëndes sonte të gjithë ata misionare e misionarë që protestuan para Bashkisë së Tiranës kundër njërit prej figurave më të korruptuara, më të shpërfytyruara të politikës dhe bashkisë të të gjitha kohërave, Erion Veliaj.

Përshëndes protestuesit e Thumanës për qendresën e tyre të pamposhtur ndaj ndëshkimit amoral, antikushtetues, antiligjor që regjimi i narkoshtetit iu bëri me rrugën e ndërtuar, kundër diskriminimit që iu bëri qytetarëve më të varfër në Europë me taksën e re”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …