Skandali me mbetjet spitalore në Shkodër, Shkreli: Benet Beci vendosi të mbyllë sytë përballë këtij rreziku

Këshilltarja e Bashkisë Shkodër për opozitën, Eliona Kodra Shkreli mbajti fjalën e saj në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

Shkreli u shpreh se Shqipëria është kthyer në një landfill të mbushur me mbeturina, ku kanë pushtuar çdo qytet dhe qendër banimi.

“Ne jemi njerëzit e lirisë, jemi njerëzit e guximit. Dua t’ju përshëndes ju dhe liderin e opozitës, Sali Berishën.

Shqipëria ka qenë dhe është Kolumbia e dytë, malet e Shqipërisë, fushat dhe ballkonet e shtëpive, nuk është çudi të jenë të mbushura me drogë. Por ajo që më së shumti vret, është se Shqipërisë i është shtuar një tjetër epitet, nga kjo qeveri, nga kjo rilindje e korruptuar, dhe janë pikërisht plehrat, mbeturinat, të cilat kanë pushtuar çdo qytet, çdo qendër banimi, sepse ato sot janë burim korrupsioni dhe inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Sot, Shqipëria është një landfill i mbushur me mbeturina. Para pak ditësh denoncova një skandal, mbetjet spitalore të rrezikshme në Shkodër, të cilat nuk mblidhen më në zona të caktuara, ashtu siq është me ligj, por hidhen në kontinierët e familjarëve. Zoti, Benet Beci ka vendosur të mbyllë sytë përball këtij skandali, por une sot i bëj thirrje Prokurorisë, hap sytë dhe fillo hetimet, ço përballë drejtësisë përgjegjësit kryesor që po rrezikojnë jetën e qytetarëve shkodran”, tha Shkreli.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …