Barbaria e turizmit në Shqipëri i merr jetën trainerit të basketbolit

Vazhdojnë të përsëriten ngjarje të tilla në Shqipëri. Pas rastit të Jonadës në vitin 2022, ky është rasti i dytë, kur një pushues shqiptar vritet nga helikat e gomones që qarkullojnë në plazhet shqiptare.

Alban Kukaviqi, 60-vjeçari i plagosur në korrik nga helika e një gomoneje në gjirin e Shën Janit, ka ndërruar jetë në Turqi gjatë një operacioni.

Ish-basketbollisti dhe punonjësi i Inspektoratit Shtetëror të Punës nuk arriti të mbijetojë pas tre ndërhyrjeve kirurgjikale.

Incidenti ndodhi gjatë ankorimit të gomones, kur Kukaviqi, u godit në këmbë. Ai u transportua në Turqi për mjekim të specializuar, por nuk arriti të mbijetonte.

About Krye Redaktor

Check Also

Deklarata e ish-ministrit të Ramës/ Dorëheqja nga posti i kryeministrit është bekim për të

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm …