Kryebashkiaku i Ramës nën hetim në Itali për trafik droge, si mashtroi dy herë KQZ-në

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka mashtruar dy herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i përket formularit të vetë-deklarimit.

Kjo duket qartë në përgjigjet që ka dhënë në dy formularët e vetë-deklarimit për zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe vitit 2023, i cili ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.

Por si qëndron e vërteta? 

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, ky kryebashkiaku socialist akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës.

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun socialist se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.

Prokurori Giulio Monferini hetoi për të paktën 6 vite dhe më 29 mars të 2016 ngriti akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Tonin Marinaj.

Sipas Prokurorisë së Firences, Marinaj ka qenë koka e bandës kriminale, që prodhonte marijuanën në Shqipëri dhe më pas e dërgonte atë drejt Italisë, nga ku shpërndahej me shumicë dhe pakicë. Përgjimet dhe bisedat telefonike që ndodhen në dosjen hetimore të prokurorisë italiane fokusohen në pranverën dhe verën e vitit 2010.

Dosja hetimore përmban përgjime telefonike si dhe foto të personave që akuzohen dhe të sasive të drogës. Në dy prej fotove, prokurorët italianë theksojnë se është Tonin Marinaj teksa takohet me anëtarët e bandës kriminale.

Mashtrimi i parë

Image

Image

Prokuroria e Firences ka ngritur akuzë ndaj Marinajt në mars të 2016 dhe dosjen hetimore e ka dorëzuar në Gjykatën e Firences.

3 vite më vonë, Marinaj për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019, nuk ka pranuar në formularin e vetë-deklarimit që ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.

Image

Mashtrimi i dytë

Image

Në formularin e vetë-deklarimit të bërë më 24 mars 2023, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Duke mohuar kështu hetimet e prokurorisë italiane.

Këto deklarime ai i ka bërë, pasi Prokuroria e Firences pas hetimeve të bëra ka dërguar në qeli disa nga anëtarët e bandës kriminale.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, janë edhe akuzat që janë ngritur ndaj Tonin Marinajt dhe dhjetëra personave të tjerë.

Image

Zanafilla

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike në muajin korrik, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë, sipas ligjit të dekriminalizimit, kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare./CNA .

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …