Rama transformon pamjen e Skëndërbeut si vetja/ Berisha: Akt poshtërues anti-kombëtar!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka cilësuar transformimin e pamjes së Skndërbeut në bustin që u inaguarua te Komuniteti Arbëresh, në Itali, një akt poshtërues anti-kombëtar. Sipas Berishës, zëvendësimi i fytyrës së heroit kombëtar me atë të narko-trafikantit, Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë dhe kombit shqiptar.

Berisha shkruan se, një akt i tillë është njëjtë sikur të zëvendësosh, fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit

“Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit”, shkruan Berisha.

Postimi i Alban Çakallit

PO shikoja Elisen qe kishte shkuar me ngrit bustin e Rames ne Itali te Arbereshet. Jam marre shume vite me skulptur, dhe e njoh deri diku skulpturen. Ju them me plot bindje qe ky busti eshte Rama identik. Skulptori qe e ka be duhet te jape shpjegime se perse ka vendorsur ta beje Ramen me perkrenaren e Skenderbeut.

 

©

About Redaksia

Check Also

Deklarata e ish-ministrit të Ramës/ Dorëheqja nga posti i kryeministrit është bekim për të

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm …