Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, në intervistën në Çim Peka Live akuzoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si të kontrolluar 100% nga Edi Rama.
Deklarata e Fredi Belerit
Nuk e njoh SPAK sepse SPAK është një organ i kontrolluar 100% nga Edi Rama. Bera gabim shumë të madh që iu drejtova SPAK dhe kallëzova një njeri. Nuk i hyj thelbit të çështjes që ka bërë apo jo korrupsion për mua e ka bërë këtë shkelje jo se ka marrë para sepse nuk guxonte Jorgo Goro të merrte para nga Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, mund të jetë i detyruar dhe gabimi i Jorgo Goros ishte që ishte një njeri i bindur i partisë, ishte i emëruar në Himarë, kurrë nuk kishte fituar zgjedhje.
Për mua problemi i Shqipërisë edhe më i madh se ai problemi 45-vjeçar i komunizmit është SPAK-u i sotëm. Është zgjatim i politikës, politika urdhëron dhe ata marrin vendimmarrje.
Unë vuaj me të gjithë këta VIP-at e krimit ku asnjë dosje nuk është e provuar, nuk ka profesionalizëm, janë shkelje në mes të ditës. Ashtu duam ne dhe kaq. Fajtor është ai që provohet me prova dhe jo ai që do politika që do ta heqë nga skena.
© SYRI.net