Nga Tritan SHEHU
Gjermani, katastrofë dje e të majtës në Landet historike të saj, Turingia e Sassonia.
Një trend tashmë në zhvillim ne Gjermani dhe në vendet e tjera europiane France, Austri etj.
Në zgjedhjet e kaluara europiane….
Pa folur për Italinë, Greqinë etj.
Sepse ishte një e majtë që e futi Europën në krizë, duke filluar nga kriza e lidershipit.
Në një krize solidariteti e sinkronie të brendshme në Union me pasoja dëmtimin e rolit, forcës e imazhit te tij.
Në një krizë përkatësie duke qenë të kompleksuar për të njohur e evidentuar qartë rrënjet e verteta të identitetit europian.
Por dhe në një krize vlerash morale e ekzistenciale duke filluar që nga anatemimi i familjes historike, të Shenjtë e zevendesimi i saj me realitete artificiale, që venë në dyshim egzistencën fizike e morale të shoqërisë.
Që nga zevendesimi i fjalëve sublime, Nënë e Baba me termat boshe Prindi 1,2,3,4.
Qe shpallja “heretike” të asaj që është themeli i egzistences, të koncepteve “mashkull e femër” për tu zëvendesuar me një Gender, qe jo vetem nuk thotë asgjë, por vetëm shkatërron.
Që nga “stimulimi i vdekjes” nepermjet eutanazise e njohjes se abortit si e “drejte universale e gruas”, kur te qenit Nene eshte e drejta universale e gruas dhe te qenit femije eshte ajo e fetusit.
Eoropa keshtu nen kete te majte po humb vlerat e saj, po humb te qenit Model per te gjithe rruzullin.
Pra askush nuk ka pse te cuditet me kete renie drastike te te majtes ne Europe.
Dhe as me faktin, qe per reaksion ndaj kesaj te majte degraduese, po rritet shume ajo qe disa e quajne “e djathta ekstreme”, si pasoje kjo e nje keq qeverisje te te majtes.
Sidoqofte une besoj se ekuilibrat e nevojshem do te vendeson…
Partia Popullore Europiane, e djathta themeluese e zhvilluese e BE, eshte forca me e madhe ne Kontinent.