Fredi Beleri pritet në Himarë me brohoritje dhe fishekzjarre

Pas daljes nga burgu Fredi Beleri është pritur mbrëmjen e kësaj të hëne në shëtitoren e Himarës nga dhjetëra simpatizantë si dhe qytetarë himarjotë me brohoritje dhe hedhje fishekzjarrësh.

Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi sot lirimin nga burgu me kusht të Fredi Belerit. Kësisoj Beleri la qelinë afro një muaj e gjysmë para afatit të mbetur.

Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Beleri u përfaqësua në seancë nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari i çështjes ishte Alfred Konomi, i cili shqyrtoi provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Beleri u dënua me dy vite burg për korrupsion zgjedhor, proces që është konsideruar si politik prej tij.

Ndonëse u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet lokale, Beleri s’e mori kurrë mandatin, por u zgjodh eurodeputet në siglën e Demokracisë së Re.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e gores së Ramës dhe përkthyesit të Arkanit/ “Gjermania është një ndër vendet më të korruptuara”

Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më …