Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, emrat e dëshmitarëve që do të thirren

Është zhvilluar pa debate mes opozitës dhe mazhorancës gjatë ditës së sotme mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, pas zgjatjes së afateve me tre muaj, teksa dy palët ranë dakord për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve.

U dakordësua se puna do të vijojë për koncesionin e check up, ku pritet që të thirren si dëshmitarë të gjithë ish-drejtorët e QSUT që kanë shërbyer nga koha kur ka nisur zbatimin ky koncesion ( mars 2015). Pritet që të dëshmojë edhe drejtoresha aktuale e QSUT, Alma Cani.

Kryetarja Albana Vokshi ka deklaruar se në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Traumës dhe anëtarët e grupit të punës së check up.

“Lista e dëshmitarëve. Këtë e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni. Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë”, tha Vokshi.

Mes tyre Beqaj dhe Rrapaj, ja kush janë dëshmitarët që do thirren në Komisionin Hetimor

Jnë bërë publike emrat e 9 personave që do të thirren si dëshmiratë në Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Rrapaj dhe 7 funskionarë dhe ish-funskionarë në sistemin e Shëdetësisë.

Kujtojmë që opozita dhe mazhoranca miratuan në seancën e 25 korrikut zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për dy koncesionet sterilizimin dhe check up.

Koncensionet e Sterilizimit dhe Check-up-it janë prej disa kohësh çështje hetimore nga SPAK-u. Për çështjen e parë hetimet janë mbyllur, ndërsa janë nën arrest me burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe koncensionari Ilir Rrapaj, si dhe dyshohet për shkelje dhe shpërdorim detyre ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërsa vazhdojnë hetimet për koncensionin e Check-up-it.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …