Udhëzimi për degët e PD, si do të bëhet bashkimi në një front

Partia Demokratike, në mbledhjen e parë të saj në kuadër të sesionit të ri parlamentar dhe politik në vend, ka nxjerrë një udhëzim të rëndësishëm, i cili i është përcjellë degëve të PD.

Në udhëzimin e nxjerrë nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka bëhet e ditur se drejtuesit lokalë të degëve duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të afruar çdo zë opozitar rreth PD në mënyrë që fronti ndaj së keqes të jetë sa më i plotë dhe gjithëpërfshirës.

Po ashtu nënvizohet se, në kuadrin e bashkimit të çdo energjie opozitare, ky udhëzim është për afrimin dhe kooptimin në strukturat e PD të atyre që kanë qenë në struktura paralele.

1 / 3

About Redaksia

Check Also

Shqipëria eleminohet/ Strakosha, lojtari më i dobët i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një …