8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Si sot 8 vjet më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza,  fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore.

E Shenjta Terezë u bë e përjetshme përmes një ceremonie në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Murgesha ‘u lumturua’ në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u bë murgeshë.

Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …