Krijimi i komisionit të së vërtetës për dosjet e krimit, kushti i të gjitha kushteve për të pastruar jetën politike

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal te denoncimet e rënda të bëra prej tij gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës dhe rëndësinë e krijimit të komisionit të së vërtetës.

Berisha tha se, krijimi i komisionit të së vërtetës për dosjet e krimit, kushti i të gjitha kushteve për të pastruar jetën politike.

“Miqtë e mi, i bëra këto denoncime se unë siç e dini kam kërkuar komisionin e të vërtetës.

Krijimi i komisionit të të vërtetës për dosjet e krimit është kushti i të gjitha kushteve për të pastruar jetën politike të Shqipërisë.

Për të rikthyer në Shqipëri ligjin dhe shtetin ligjor.

Pa komisionin e të vërtetës, shoqëria shqiptare do të notojë mbi falangat e krimit më monstruoz.

E krimit shtetëror!

Komisioni i të vërtetës është rruga e vetme për të zbardhur krimin e madh elektoral.

Për të zbardhur të vërtetën e farsës elektorale në Shqipëri.

Për të zbardhur terrorizmin e bandave të Edi Ramës ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Për të zbardhur miliona e miliona të përdorura prej tyre për të blerë vota me 300 euro, me 500 euro, për të blerë komisionerë me 10 mijë euro, me 15 mijë euro”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …