Kush e detyroi Rrumbullakun të japë dorëheqjen?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Pasditen e sotme mediat pranë qeverisë lajmëruan një takim të ministrit Ervin Hoxha me strukturat e Policisë të gjithë qarqeve dhe mes rreshtash u paralajmërua shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pasi sipa burimeve ministri do shpallte ditën e nesërme vendin vakant.

Mediat raportojnë se pasi është vënë përballë faktit të kryer, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është detyruar të japë dorëheqjen. Gjë të cilën e ka pranuar edhe në rrugë jo-zyrtare.

Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga.

Kujtojmë se Rrumbullaku e mori detyrën e rëndësishme më 7 Shtator të vitit 2022, kohë kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Bledi Çuçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec dhe sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të së dielës të …