Qytetarët e Tiranës paguajnë 2.5 fish më shumë se në 2015-n për inceneratorin që nuk ekziston

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në ‘Task Force ‘në Syri Tv, me Sonila Meçon, u shpreh se në vitin 2015 qytetarët e Tiranës paguanin 12 milionë euro për mbetjet… ndërkohë që sot pagujanë rreth 2.5 fish më shumë, pra rreth 30 milionë euro, për një shërbim që nuk ekziston më.

Unë nuk e di cila ka qenë aryeja reale dhe ça qëllimi ka Erion Veliaj, por nësë flasim teorikisht, monopolizimi në një kompani të vetme, gjysmë publike do ta bënte më efiçente, por unë nuk mendoj se ata kanë patur këtë qëllim.

Mu duk e çuditshme ajo që Veliaj thotë, se neve na sabotoi njëra prej kompanive e cila la shërbimin para përfundimit të kontratës, etj, ajo që di unë është se aty kanë qenë 3 kompani të cilat janë totalisht të lidhura me mazhorancën.

Në vitin 2015, qytetarët e Tiranës paguanin 12 milionë euro për gjithë shërbimin e menaxhimit të mbetjeve, që do thotë, pastrimi dhe depozitimi në Landfill.

Për këtë vit, supozohet që shifra do arrijë deri në 30 milionë euro, pra nga 12 milion në 30 milion, është 2.5 fish.

Çfarë ka ndodhur që na është rritur ne kostoja me 2.5 fish?

Pra… janë vënë qytetarët të paguajnë 2.5 euro më shumë për shërbimin dhe sot plehrat na janë shpërndarë rrugëve dhe ngritur malet me mbetje, në çdo cep  të kryeqytetit.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …