Berisha: Detyra jonë kryesore në këto 9 muaj, të riaktivizojmë të gjithë fuqinë e papërmbajtshme të PD

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar se detyra kryesore e demokratëve në këto 9 muaj deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është të riaktivizojnë të gjithë fuqinë për protesta të pandalshme.

Berisha tha se, detyra jonë kryesore në këto 9 muaj është të riaktivizojmë të gjithë fuqinë e papërmbajtshme të PD.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të kauzës së drejtë të qytetarëve shqiptarë.

Përshëndetje të përzemërta oratorëve fjalëartë të kësaj platforme që përcjellin të vërtetat e mëdha çdo natë të shqiptarët.

Të dashur miq, u bënë vite, tre vite që ne demokratët dhe demokratet kemi luftuar në mbrojtje.

Por, kemi bërë në mbrojtje një luftë, e cila do regjistrohet në memorien e kohës si mbrojtja më e suksesshme e demokracisë, e lirisë, e dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Por, beteja në mbrojtje miqtë e mi shpesh të bën të harrosh fuqinë e madhe që ke.

Sulmi dhe vetëm sulmi është mundësia për të shpalosur të gjithë fuqinë tënde.

Ne demokratët nuk duhet të harrojmë se PD ka lindur nga guximi i atyre që i nxorën kraharorin diktaturës më të egër staliniste në Europë.

Kemi harruar se rrënjët e PD gjenden në ato qindra e mijëra familje shqiptare që dinjitetin, lirinë e kanë kryesoren.

Që janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithmonë për liri, dinjitet dhe demokraci.

Që nuk refuzojnë kurrë betejën kur ajo bëhet për dinjitet, për familjen dhe kombin e tyre,.

Kemi harruar dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se këta guximtarë në familjet e tyre kanë rritur fëmijë me po ato ideale që shembën diktaturën e Enver Hoxhës.

Prandaj detyra jonë kryesore në këto 9 muaj është të rikthejmë, riaktivizojmë të gjithë fuqinë e papërmbajtshme të PD dhe të dridhim nga themelet narkoshtetin e Edi Ramës dhe të ecim të sigurt drejt qeverisë teknike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …