Berisha: Këto 9 muaj PD duhet të njohë vetëm sulm! Fitorja e opozitës do të jetë opsioni ynë i vetëm

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se në një situatë komplekse e të pazakontë në të cilën ndodhet vendi për shkak të Edi Ramës, përgjegjësia e vetme e PD është largimi i tij dhe rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve.

Berisha tha se, kjo është kauza e të gjitha kauzave për demokratët dhe qytetarët shqiptarë, që do t’i udhëheqë ato në 9 muajt e ardhshëm. Kryedemokrati Berisha paralajmëroi se ky do të jetë një sulm pa kthim prapa, si opsioni i vetëm për të arritur fitoren.

“Në të gjithë këtë situatë komplekse, por jo pa rrugëdalje, kemi një përgjegjësi dhe vetëm një: përgjegjësia jonë është, largimi i Edi Ramës dhe rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve që kanë humbur pothuaj prej një dekade.

Detyrë vërtetë e vështirë, por absolutisht e realizueshme. Kjo sepse është një kauzë e drejtë, dhe një kauzë e drejtë nuk vdes kurrë.

Aktualisht, kjo është kauza e të gjitha kauzave për demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Është kauza që bën krenarë dhe frymëzon të gjithë ata që ngrihen, e mbrojnë dhe sakrifikohen për të.

Por pas përmbysjes së diktaturës komuniste, ky është edhe misioni i ri historik më përcaktues për fatin e PD, shtetit ligjor, integrimit europian.

Natyrshëm lind pyetja: a ka forca jonë politike fuqinë për të realizuar këtë kauzë?

PD këto 9 muaj e thashë edhe njëherë duhet të kalojë nga mbrojtja në sulm, dhe secilin nga ne duhet të përsërisim dy fjalë: sulm dhe fitore.

Këto 9 muaj PD duhet të njohë vetëm sulm dhe fitore. Këto 9 muaj, secili nga ne duhet të njohë vetëm sulm, sulm dhe fitore.

Këto 9 muaj, fitorja e opozitës do të jetë opsioni ynë i vetëm, etano epitas, me të ose mbi të.

Ky do të jetë 9 muajt e ardhshëm dhe qendrimi i PD. Sulm pa kthim prapa. Vetëm me këtë qendrim ne do të fitojmë, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …