Opozita po zhvillon protestën e 24 para bashkisë së Tiranës. Në fjalën e saj para demokratëve anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali ka akuzuar Erion Veliajn për aferat e njëpasnjëshme të korrupsionit të kreut të bashkisë.
“Sot në mëngjes kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj doli ne përurimin e radhës në Kolegjin Europian që u hap në Tiranë. 100 mijë euro ka dhënë bashkia Tiranë për tre studentë pa patur asnjë detyrim ligjor. Po a e dini çfarë. Erion Veliaj kryetar i bashkisë së Tiranës refuzoi të jepte 100 euro bursë, të cilin e kishte detyrim ligjor, dy fëmijëve që rriten nga gjyshërit e tyre. Dhe e përsëris që e ka detyrim ligjor. Ky është standardi i Erion Veliajt për qytetarët e Tiranës dhe standardi tjetër, atë për fytyrën e bukur që nxjerr e ka për atë që nxjerr jashtë. Çfarë bën tjetër Erion Veliaj. Brenda dy viteve me shpejtësi ndërtoi konviktin për të gjithë studentët që do të vijnë për Kolegjin Evropian në Tiranë. Ka dy mandate shkoni shikoni konviktet tek studentët që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të studiuar në Tiranë. Çfarë ka bërë për këta. Ky është standardi i Erion Velijat për studentëtë shqiptarë. Ju studentë që jetoni ë konvikte shkoni e shikoni ku jetojnë ata që vijnë për Kolegjin Europian.
Çfarë bën tjetër Erion Veliaj? Ka thirrur mbledhjen e e Keshillit Bashkiak dhe ka sjellë 17 çeshtje, por një çështje mungon. Plehrat që janë derdhur në të gjithë rrugët e Tiranës Erion Veliaj, as nuk i sheh, për këto as nuk dëgjon dhe as nuk do të flasë. I kemi kërkuar që ta fusë me urgjencë si çështje që të japë llogari, ai dhe administratorët e kompanisë Eco Tirana çfarë bëjnë me paratë që paguajnë taksapaguesit shqiptare, 32 milionë euro në vit. 80 mijë euro ne ditë që Tirana të pastrohet dhe plehrat të digjen nga një incenerator që nuk ekziston. Deri tani kemi zero përgjigje. Do të shikojmë çfarë bën ky njeri që flet për transparence çdo ditë. Po transparencë nuk ka. Bashkia Tiranë ke vetëm një armik dhe ky është hajduti, mashtruesi, i korruptuari Erion Veliaj”, tha Zhulali.