Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota.
Berisha tha se, vetëm zemërimi juaj, vetëm revolta e qytetarëve do të mundë të nxjerrë shqiptarët dhe Shqipërinë nga kthetrat e zeza të këtij krimi që ka ngërthyer shtetin, narkoshtetin e tyre në çdo qelizë.
Gjithçka varet nga guximi ynë.
Gjithçka varet nga revolta jonë.
Gjithçka varet nga zemërimi ynë.
Ndaj dhe sot për çdo shqiptar duhet të ketë vetëm një moto: sulm, sulm dhe vetëm sulm!
Sot është ora e sulmit kundër këtij regjimi.
Sot është ora e guximit.
Sot është ora e revoltës popullore!
Vetëm zemërimi juaj, vetëm revolta e qytetarëve do të mundë të nxjerrë shqiptarët dhe Shqipërinë nga kthetrat e zeza të këtij krimi që ka ngërthyer shtetin, narkoshtetin e tyre në çdo qelizë.
Këtu gara e zyrtarëve është kush të vjedhë më shumë.
Cili të plaçkisë më shumë.
Cili të shtrëngojë lidhjet, aleancat me bandat dhe krimin.
Qytetarë dhe qytetare, ne jemi shumica, ata janë pakica.
Unë ju garantoj ju se sapo ne të ngrihemi, të vërsulemi kundër tyre, ata si minj do të kërkojnë vrimat e miut.
Të dashur qytetarë, mos harroni kurrë se nuk ka hajdut trim mbi tokë.
Se hajduti është vetëm frikacak.
Është vetëm mbatharak.
Hajduti ka frikë nga hija e tij, pa lëre më nga qytetari i guximshëm.
Ndaj dhe të bashkuar më shumë se kurrë të nisim revoltën tonë.
Të nisim betejën tonë.
T’u dëshmojmë të gjithë shqiptarëve, t’u dëshmojmë partnerëve tanë që duan një Shqipëri demokratike, se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota.
Nuk humbet kurrë besimin tek vota e lirë.
Vlerësimin tek vota e lirë.
Nuk humbet kurrë betejën për dinjitetin e tij.
Për lirinë e tij, për shpresën dhe të ardhmen evropiane të shqiptarëve.
Ndaj dhe të dëshmojmë veten si evropiane të vërtetë që mbrojnë vlerat e lirisë.
Që sakrifikojnë për vlerat e lirisë.
Që nuk pranojnë të qeverisen nga ministra kriminelë, nga kryeministër kriminel.
Nuk pranojnë të qeverisen nga qeveritarët që i plaçkisin ata ditën dhe natën.
Nuk pranojnë kurrë t’u rrëmbejnë votën. Ta shndërrojnë votën e tyre në krim dhe krimin në privilegje për hajdutët.
Miq, fitorja është në duart tona.
Fitorja është në guximin tonë.
Fitorja është në ndërgjegjen tonë.
Fitorja është në vullnetin tone”, tha Berisha.