Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1.

Pas barazimit të Ismajlit në minutën e 54-të, Jasir Asani ka realizuar në minutën e 66-të për 2-1.

Djemtë kuqezi zhvilluan një pjesë të parë të shkëlqyer me të paktën 3 raste për shënim me Asllanin, Laçin dhe Manaj, por pa arritur finalizimin.

Ukraina dukej e përgjumur në ’45 minutat e para, por në nisje të pjesës së dytë, djemtë e trajnerit Rebrov kanë befasuar kuqezinjtë, duke gjetur rrugën e rrjetës me Konoplya.

Mbrojtësi i djathtë i ukrainasve gjeti të papërgatitur mbrojtjen duke shënuar në minutën e ’49 të sfidës.

Festa e ukrainasve ka zgjatur vetëm 5 minuta, pasi Shqipëria është rikthyer shpejt në sulm. Një goditje e Manaj që u prit mrekullisht nga Trubin, çoi topin në një goditje këndi që solli edhe golin e kuqezinjve në minutën e ’55.

Ishte qendërmbrojtësi Ardian Ismajli që shfrytëzoi më së miri rrëmujën në zonën e ukrainasve duke çuar topin në rrjetë.

Djemtë kuqezi shfrytëzuan më së miri një top të rrëmbyer në mesfushë nga Nedim Bajrami, duke e finalizuar me gol në minutën e ’66.

Pas një qarkullimi perfekt të topit nga e majta, Rei Manaj u fut bukur në zonë dhe më pas asistoi mrekullisht brenda zonës Asanin që erdhi furishëm nga krahu i djathtë i sulmit dhe dërgoi topin në rrjetë.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …