Rama paralajmëron një ’97 të dytë për opozitën në 2025 me bandat e krimit

Në fjalën e tij të gjatë në Asamblenë e PS ku u mundua të argumentojë se Shqipëria nuk është një diktaturë ku parti në pushtet blen votat, Rama bëri edhe një parashikim për 2025. “Unë nuk shoh filxhan dhe nuk hedh fall, por ne kemi institute moderne të matjes së opinionit. Dhe mbaheni mend këtë që po iu them, ne do e lëmë PD me rrezultatin e vitit 1997” deklaroi kryeministri duke e justifikuar këtë parashikim me faktin se sipas tij “opozita është e vetmja gjë që ka mbetur prapa këtë dekadë”. Po të shohësh shifrat e vitit të mbrapshtë ’97 ku u zhvilluan zgjedhje nën zgjedhën e bandave të armatosura dhe me depot e municioneve të shpërthyera. Partia Demokratike në atë kohë nuk ariti që të bëjë fushatën në 1/3 e vendit pasi pjesë të disa qyteteve në jug kontroloheshin nga bandat e armtosura. Rama ka paralajmëruar sot në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të rikthejë rebelimin e armatosur të vtit 1997 edhe në rezultate elektorale. Ajo që Rama ka shpalur në të vërtetë është se do të bëjë zgjedhje njësoj si atëhere duke mos lejuar opozitën të bëjë fushatë përmes bandave kriminale që Rama kontrollon.

About Krye Redaktor

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …