Shkodra e kthyer në arenë lufte pas lirimit të Safet Bajrit nga Rama për të vjedhur zgjedhjet

Shkodra është kthyer prej muajsh në një arenë lufte. Që nga lirimi i kryekriminelit Safet Bajri, Shkodra nuk po gjen më qetësi. Vrasjet dhe atentatet thuajse janë të përditshme. Një skenar ogurzi i regjimit kundër qytetit simbol të kulturës. Safet Bajri u lirua nga Rama për të vjedhur zgjedhjet në këtë Bashki. Pamjet e bandës së tij nëpër qendrat e votimit u bënë publike nga PD. Rama i ka lënë pushtet të plotë Safet Bajrit edhe për të vrarë dhe është ië paprekshëm nga policia.  Vetëm pak ditë më parë policia fshehu emrin e tij nga një atentat ndaj tij, madje duke manipuluar edhe provat.

Renaldo Kola është 29-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër, në fshatin “Golem”.
Mesohet se shkak i plagosjes është bërë një sherr mes dy personave.
Ndërkaq mësohet se është identifikuar autori i plagosjes, i cili është Mario Kroni.
Ai ka qëlluar nga një furgon i bardhë i cili ka qenë në lëvizje, ndërsa i plagosuri Renaldo Kola ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …