Shqipëria me çmime deri 45% më të larta se vendet e BE, mesazhi i Berishës

Nga mesazhi i Kryetarit të PD, Sali Berisha nga “Rruga e Shpresës”

Të dashur miq!

Sot rilindja e krimit doli lakuriq para shqiptarëve, siç dilte dikur Edi Rama lakuriq, plazheve të botës. Sot ai hoqi çdo maskë. Në fjalën e tij koproralike, Edi Rama faktoi se për atë dhe sojin e rilindjes qytetarët shqiptarë janë inekzistent.

Sot në një bilanc që bëri të 11 viteve mashtroi shqiptarët në mënyrë më cinike.

Ai foli për rritje, e rritje rrogash, por e vërteta është se sot që flasim rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë. Sot që flasim, me gjithë rritjen e rrogës minimale, përsëri ajo mbeti më e ulëta në Europë.

Kjo për faktin e vetëm se Shqipëria këto vite u nda shumë larg me rajonin dhe Europën. Nëse dyfishimi i rrogave e vendosi atë në krye të rrogave në rajon, ajo zbriti në këto vite në fund për rrogat në të gjithë rajonin, ç’ka do të thotë, varfëri, varfëri dhe vetëm varfëri.

Por jo vetëm kaq.

Këto vite Shqipëria njohu rritjen më të madhe të çmimeve në rajon dhe Europë. Në vendin me rrogat më të ulëta çmimet e ushqimeve u rritën mbi mesataren e BE-së, 10-45 për qind. Pse kështu? Kjo ndodh vetëm e vetëm për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëjnë.

Kjo ndodh sepse Edi Rama me Erion Veliajn vjedhin me një dorë në djegësin e Tiranës 130 mln euro.

Kjo ndodh sepse Edi Rama vjedh me një firmë minimumi 3.8 miliardë euro në portin e Durrësit.

Kjo ndodh sepse Lubi Balluku ndërton rrugën, autostradën me çmime 10-15 herë më shtrenjtë se në Kroaci, se në vende të tjera.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …