Berisha: Pas përmbysjes së diktaturës, në tavolinën time përveç ligjeve, ishte një libër i Ronald Reganit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, pas përmbysjes së diktaturës, i vetmi manual që unë kisha në tavolinën time përveç ligjeve, ishte një libër i Ronald Reganit. Ai tha se, Ronald Regan shkruan se, paratë në xhepat e qytetarëve janë më të vlefshme se në arkën e shtetit dhe Sali Berisha vendosi në atë kohë, TVSH më të ulët në botë pas Kosta Rikës.

“Pas përmbysjes së diktaturës, ne dolëm nga regjimi si populli më i raskapitur i planetit. Të tretët më të varfër në botë.

Unë që ju flas ju këtu, isha një kardiolog i apasionuar pas profesionit tim. U shkëputa prej profesionit për dinjitetin tim dhe jo për të bërë politikë, por ngjarjet u zhvilluan në atë mënyrë dhe ne e përmbysëm diktaturën komuniste.

Tani do të ju rrëfej një gjë të dytë.

I vetmi manual që unë kisha në tavolinën time përveç ligjeve kushtetuese ishte një libër i Ronald Reganit, parimeve të tij për ekonominë, por unë kisha një admirim të pakufishëm për këtë burrë të madh të kombit amerikan. Në vlerësimin tim ai u shndërrua në promotor kryesor të rënies së diktaturave komuniste, dhe çdo ditë lexoja në atë libër.

Sigurisht që individi të ndihet i lirë, duhet të ndihet i lirë në radhë të parë nga fuqia e pushtetit, duhet të jetë i garantuar nga ligji në liritë dhe veprimtarinë e tij.

Ronald Regan shkruan se, paratë në xhepat e qytetarëve janë më të vlefshme se në arkën e shtetit dhe Sali Berisha vendosi në atë kohë, TVSH më të ulët në botë pas Kosta Rikës. Kosta Rika e kishte 9 %, Shqipëria e kishte 12.5 %.

Hoqëm taksën mbi dividentin dhe u angazhuam në një proces të shpejtë privatizimi.

Regani në librin e tij thoshte; është mëkat i madh të përpiqesh të ringjallës industritë e falimentuara. Ndoshta ne ishim i vetmi vend në Europën lindore që nuk bëmë asnjë akt për ringjalljen e tyre.

Terapia e shokut në pamje të parë një akt brutal dhe i dhimbshëm, në fakt çlirues dhe një hop lirie për tregun”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …