Sot është zhvilluar mbledhja e komisioni të shëndetësisë, ku deputetja e PD dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi mbajti fjalën e saj.
Ajo u shpreh se është një gabim trashanik moskonsultimi me urdhrin e mjekut për ligjin e urdhrit të mjekut, dhe se qeveria bën vetëm fjalime politike propagandistike për ‘suksese’, dhe jodiskutime reale.
Vokshi shtoi gjithashtu se ishte e nevojshme që për këtë projektligj të bëheshin diskutime reale sepse janë ligje, të cilat prekin punën e mjekëve të cilat edhe kështu siç janë ju duhet që të përballojnë një ngarkesë të madhe psikologjike por edhe fizike duke pasur mangësi të theksuara në barna në kura dhe në mosfunksionimin e aparaturave.
“Unë do të kërkoja nga ministria që pa e vijuar më tej procedurën, ta tërheq këtë propozim që ka sjellë, e para sepse është antikushtetuese, e dyta sepse është e pamoralshme, dhe e treta sepse nuk është as efektive dhe as efiçente për aq sa juve na shpalosët këtu, që do zgjidhnit të gjitha problematikën e hasur me mjekët apo pa mjekët nëpër spitale.
Nuk do merrem me pjesën e aktit normative sepse kolegët e mijë e shtjelluan, dhe nuk ka arsye, ose është lapsus që keni bërë, ose është padije, sepse të vish me një akt që miraton masa të përkohshme, kur mund të sjellësh fare mirë një procedurë normale, një projektligj, hapësira për ta diskutuar 3-4 javë, aq sa ka marrë edhe për këtë normalisht.
Ose përndryshe, përse do ta sillnit këtë akt normativ, apo për të bërë zhurmë, siç zakonisht mundoheni të mbuloni problematikat që keni në shëndetësi me zhurmën që mundoheni të krijoni me çështje që fare nuk duhej të ishin diskutuar, dhe nuk kishte për tu diskutuar për 2 orë çështja e aktit normative nëse do të kishte ardhur me një projektligj të diskutuar më parë, të konsultuar më parë, gjë që neve na e konfirmoi edhe presidenti i urdhrit dhe personat të cilët e shoqëruan atë në mbledhjen e djeshme, të cilët ju nuk ishit konsultuar.
Të mos konsultohesh me urdhrin e mjekut për ligjin e urdhrit të mjekut, unë nuk e di përse juve keni zgjedhur këtë rrugë, të mos konsultoheni me mjekët, dhe s’po flas për fjalimet politike propagandistike për suksese vetëm përpara, por po flas për diskutime reale sepse janë ligje, të cilat prekin punën e mjekëve të cilat edhe kështu siç janë ju duhet që të përballojnë një ngarkesë të madhe psikologjike por edhe fizike duke pasur mangësi të theksuara në barna në kura dhe në mosfunksionimin e aparaturave.
Dhe nuk e kuptoj përse e bëni fshehurazi? Përse e trajtoni urdhrin e mjekëve si armik? Trajtojeni si pale”, u shpreh Vokshi.