Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e zhvilluar ditën e djeshme, ka rikonfirmuar edhe njëherë përdhosjen që kryeministri Edi Rama i bën në mënyrë të vazhdueshme kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në Asamblenë e ditës së diel, kryeministri Rama e tribloi Erion Veliajn, duke vendosur Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, si drejtues të qarkut të kryeqytetit.
Burime nga mbledhja i thanë CNA-së se kryeministri Rama menjëherë e ka filluar drejtimin dhe prezantimin e takimit të parë të Kryesisë së re me detyrat organizative. Fillimisht ai i është drejtuar Tiranës.
Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, ka thënë se Elisa Spiropali do të marrë drejtimin e Kamzës dhe Vorës, bashki që ajo i ka pasur edhe më parë. Gjithashtu, do t’i shtohen edhe Kamza dhe Rrogozhina. (
Nga ana tjetër, Ogerta Manastirliu do të marrë në mënyrë ekskluzive organizimin e strukturave të Bashkisë Tiranë.
Rama nuk është kursyer ndaj Erion Veliajt, duke “i drejtuar gishtin” dhe duke i thënë: “Ti do të merresh me kryeqytetin, me punën që ke. Tiranën e ke bërë këllirë dhe mban era m*t. Pastro Tiranën dhe bëj punën për të cilën je. Besoj je i qartë, me partinë dhe organizimin do të merret Elisa dhe Ogerta. Ti duhet të bësh punën tënde”.
Këto kanë qenë fjalët e Edi Ramës në fillim të mbledhjes. Pasi ka kaluar diskutimet për qarqet e tjera, në fund të mbledhjes Edi Rama i është drejtuar sërish Erion Veliajt. “Po ta ritheksoj edhe njëherë ty, besoj se je i qartë në punët që ke marrë. Ke ngjallur një urrejtje të madhe në kryeqytet, e ke kthyer Tiranën në një këllirë”, ka ritheksuar Rama.
“CNA”