Veliaj qëndro larg fëmijëve të Tiranës, stop propogandës me ta!

Nga Dorjan TELITI

Dje ditën e parë të shkollës, fëmijët tanë, fëmijët e Tiranës, në vend që të hapnin librat e fletoret si fillim viti, u është dashur që të hapnin “zarfin Veliaj” e të lexonin “pa vullnetin e tyre” letrën që Kryebashkiaku u kishte dërguar secilit prej tyre (fëmijëve e jo prindërve).

⁉️Po cfarë shkruhej në këtë letër do pyeste cdokush?

Shikojeni vetë tekstin në foto, tekst ku Kryebashkiaku shpërthen në propagandë me nxënësit minorenë (por harron klasat me dy turne apo lagje të tëra pa cerdhe e kopshte), ndërkohë që maksimumi që do mund ti lejonte vetes (në kushte normale gjithmonë) do ishte thjesht një urim zemre për fëmijët.

Cdo gjë e ka një limit, propaganda politike me fëmijët është padiskutim një vijë e kuqe.

Ndjesa publike është minimumi që Kryebashkiaku i detyrohet prindërve e fëmijëve të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Pakti për universitetin si “shëndetësia falas”/ Xhaferri: Në 19 dhjetor studentët marshojnë nga Qyteti Studenti tek Ministria e Arsimit

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARI I FRPD, BESART XHAFERRI Pakti për Universitetin i publikuar në 2018 …