Gjata: Edi Rama e ka frikë Sali Berishën, vetëm hija e tij mori 500 mijë vota!

Çlirim Gjata, anëtar i Kryesisë së PD, në ditën e 254 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se nuk është problemi tek numri i faqeve të akuzës nga SPAK por problemi është politik, politikë e pastër.

E gjithë çështja, sipas Gjatës është të mos e lënë partinë demokratike dhe opozitën me drejtues Sali Berishën të hyjë në zgjedhje.

“Kjo skenë sot tregon përse mbahet në arrest Sali Berisha, 2 orë ishte i lirë dhe shikoni se çfarë ndodhi.

Sot SPAK, prokuroria e re e Edi Ramës i komunikoi akuzen zotit Berisha me një material prej 500 faqesh, si profesionist, si jurist po ju them se që këtu fillon hipokrizia dhe paaftësia e SPAK-ut, dyftyresia e këtij institucioni, të komunikosh 500 faqë akuzë.

Nëqoftëse do të mbulosh një paaftësi, një prapaskenë, mbushe me faqe me letra pa fund, 500 faqe.

Shikoni cfarë ka ca ndodhur, në fakt aty ska asgje. Ose do të kishte një akuzë me 50 faqë ose ska fare.

Hajde mbulo, shto faqe, se kështu duket në sytë e popullit, shiko cfarë i kanë bërë. Po mirë 500 faqe akuzë për 4 vite sa rreshta  në ditë i bië? Për turp të zotit.

Nuk është problemi tek numri i faqeve, problemi është politik, politikë e pastër. E gjithë çështja është të mos e lënë partinë demokratike dhe opozitën me  drejtues Sali Berishën të hyjë në zgjedhje.

E pame sot, vetëm 2 orë i lirë dhe çfarë ndodhi, imagjinoni të ishte i lirë tani Sali Berisha dhe të drejtonte fushatën. E gjithë çështja është që Edi Rama e ka frikë Sali Berishën, sepse në zgjedhjet e fundit pa vulë, pa komisioner, pa fonde pa rregjistrim, mori 500 mijë vota, vetëm me hijen e tij mori 500 mijë vota.

SPAK nuk ka arrestuar thjeshtë apo vetëm Sali Berishën, ka arrestuar 500 mijë vota.

Këtu nuk është çështja se çfarë ka vjedhur, ka korruptuar vjehrri dhëndrin, akuza tipike procesesh të montuara. Mazhoranca kërkon të hyjë në zgjedhje pa opozitë.

SPAK nuk është gjë tjetër vec se një armë në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitën.

Spak do të jap llogari një ditë për çdo gjë, duke filluar nga 6 milionë e gjysëm lekë rrogë në muaj që mer secili prej tyre për tu përdorur si armë politike në duart e Edi Ramës për të shkatërruar opozitën”, u shpreh Gjata.

About Redaksia

Check Also

Pyetje SPAK-ut për inceneratorët! Janë të paaftë apo të korruptuar? Apo kaq ia ka lënë litarin Edi Rama…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen …