Manjani: Korrupsion në familje hera e parë që dëgjoj, shpikja është kaq e madhe, helmi ndaj Berishës është kaq i madh….

Juristi Ylli Manjani tha se, akuza për korrupsion në familje është hera e parë që e dëgjoj si term juridik. Duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV, me Sonila Meçon, Manjani theksoi se, helmi ndaj Sali Berishës nga kjo qeveri dhe këta institucione është kaq i madh sa nuk frenohet më.

“Gazetarët kur të flasin për këtë çështje, ti referohen ligjit. Gazetarët duhet të pyesin, a ka kërkuar ndonjë favor Sali Berisha në këtë punë. A i është ofruar ndonjë favor për këtë punë. Nëse po, kush e bëri.

Janë disa pyetje të thjeshta të cilat ndihmojnë publikun të kuptojnë ka apo nuk ka korrupsion. A ka ndodhur ndonjë gjë e paligjshme në këtë histori.

A ka shans që brenda familjes, të mendosh që dhëndërri korrupton vjehrrin. Kam dëgjuar dhunë në familje, por korrupsion në familje është hera e parë që dëgjoj.

Shpikja është kaq e madhe, helmi ndaj Berishës është kaq i madh sa nuk frenohet më, është errësuar çdo lloj logjike, e arsye, ligjore po e po, por edhe njerëzore.

Ka një problem, ose Jamarbër Malltezi është korruptuar, por që të jetë korruptuar duhet të jetë funksionar, që nuk është, ose është korruptuar për llogari të Berishës, atëherë me sa lek është korruptuar.

Sa është vlera e këtij korrupsioni. A mundet që marrja e pronës tënde si pronar, të konsiderohet si korrupsion.

Cili është favori, a mund të quhet si korrupsion pritja nëpër gjykata për 15 vite. Të jesh dhëndërri i Sali Berishës dhe të shkosh në gjyq 15 vite për të marrë pronën tënde.

Kjo quhet korrupsion?

Po vijmë te privatizimi i disa ndërtesave që ishin zënë ata që i zunë. Në ata ndërtesa kanë pasur të drejtën e parablerjes pronarët e tokës. Çmimi i shtetit ishte mundësia për të paguar 700 mijë euro ose 1 mln euro. Këta kanë paguar 1 mln euro. A ka ndonjë shkelje?

Janë disa gjëra konkrete për të cilat mendoj se duhet të ketë përgjigje sa më të shpejta për publikun që të ndihmojnë për të kuptuar se akuza nuk qëndron, është budallik”, tha Manjani.

About Redaksia

Check Also

Pakti për universitetin si “shëndetësia falas”/ Xhaferri: Në 19 dhjetor studentët marshojnë nga Qyteti Studenti tek Ministria e Arsimit

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARI I FRPD, BESART XHAFERRI Pakti për Universitetin i publikuar në 2018 …