Reuters: Mbështetja për Trump, dy herë më e madhe se ajo ndaj Harris pas debatit

Megjithëse ekspertët e shpallën zv.Presidenten Kamala Harris fituese të qartë të debatit me ish-presidentin Donald Trump, ky i fundit fitoi gjashtë nga dhjetë votuesit e pavendosur në një fokus grup të Reuters dhe Harris fitoi vetëm tre.

Një sondazh i New York Times me të pavendosurit kishte rezultate të ngjashme.

Debati, i cili u kritikua gjerësisht për njëanshmëri të moderatorëve të ABC News, u pa më së shumti si një barazim midis Trump dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Disa ekspertë politikë parashikuan se debati do të kishte pak efekt në zgjedhje. Sipas një kampionimi të Reuters, megjithatë, gjashtë nga dhjetë votues të pavendosur thanë se ishin të prirur drejt Trump për shkak të përgjigjeve “të paqarta” të Harris dhe sepse ata “i besonin” Trump më shumë për ekonominë, çështjes kryesore të 2024.

Reuters intervistoi 10 persona që nuk ishin ende të sigurtë se si do të votonin në zgjedhjet e 5 nëntorit përpara se të shikonin debatin. Gjashtë thanë më pas se ata ose do të votonin për Trumpin ose ishin të prirur për ta mbështetur atë. Tre thanë se do të mbështesnin Harrisin dhe njëri ishte ende i pasigurt se si do të votonte.

Pesë thanë se e panë Harrisin të paqartë gjatë debatit 90-minutësh lidhur me mënyrën se si ajo do të përmirësonte ekonominë amerikane.

Katër nga ata gjashtë thanë gjithashtu se Harris nuk i bindi se do të ndiqte politika ekonomike të ndryshme nga presidenti demokrat Joe Biden, një demokrat që ata e fajësojnë kryesisht për koston e lartë të jetesës.

Gjashtë nga votuesit e pavendosur ishin burra, katër ishin gra dhe të gjithë kanë votuar më parë për kandidatët demokratë dhe republikanë.

“Ndjeva sikur i gjithë debati ishte që Kamala Harris thonte pse të mos votohej Donald Trump, në vend që të thoshte sepse ajo është kandidatja e duhur”, tha Robert Wheeler, një ekzekutiv i firmës së sigurisë në Nevada, i cili po anonte nga Harris përpara debatit.

About Krye Redaktor

Check Also

Scholz shkarkohet në Bundestag, të djathtët drejt fitores së zgjedhjeve me 23 shkurt në Gjermani

Kancelari Olaf Scholz humbi votë-besimin në parlamentin gjerman të hënën, duke e çuar shtetin me …