Vasili: Beteja e Sali Berishës me Ram-Dumanët është beteja më madhore për çdo shqiptar

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar akuzën politike të ngritur nga drejtësia e komanduar e Edi Ramës ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha mesditën e sotme (e mërkurë 11 shtator 2024).

Në komentin e tij, deputeti i PL shprehet se sot është një ditë shumë e zezq për shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Ai shprehet ndër të tjera se ngritja e një akuze pa prova është një mesazh për çdo njeri, që zbaton me korrektesë dhe deri në fund ligjin se ka marrë nga Ram-Dumanët mesazhin se drejtësia është egërsisht kundër tyre, ndërsa çdo bandit është i paprekshëm dhe i mbrojtur prej saj.

Postimi i Vasilit

Berisha përballje madhore me Ram-Dumanët e narkoshtetit!

Sot është një ditë shumë e zezë për shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Prof.Dr.Sali Berisha është përballë sot me drejtësinë më të korruptuar, më të inkriminuar dhe më të kapur, që nga krijimi i shtetit shqiptar.

Ram- Dumanët kanë zgjedhur të bëjnë kamikazen të komanduar nga paratë e korrupsionit dhe te narkoshtetit.

Ram-Dumanët kanë dhënë mesazhin e qartë se janë mbrojtës të flaktë te korrupsionit të Ramës, inkriminimit shtetëror shumë të thellë dhe antiligjit më të neveritshëm.

Sot çdo njeri, që zbaton me korrektesë dhe deri ne fund ligjin ka marrë nga Ram-Dumanët mesazhin se drejtësia është egërsisht kunder tyre, ndërsa çdo bandit është i paprekshëm dhe i mbrojtur prej saj.

Rama dhe Veliaj grabitësit e miliarda euro të provuar me qidra fakte, dokumente e shkresa zgërdhihen e spërdridhen para kamerave dhe vazhdojnë të rrëmbejnë miliona euro çdo ditë.

Qindra horra rilindas vjedhin anë e mbanë vëndit paratë e taksave të gjakut e djersës së shqiptarëve dhe Ram-Dumanët nuk i ndëshkojnë.

Sot beteja e Sali Berishës me Ram- Dumanët është beteja më madhore për çdo shqiptar.

Qëndrimi i jashtëzakonshëm, principal dhe statalist i Sali Berishës është sot moment bashkimi për çdo shqiptar të ndershëm që kërkon të jetojë me punën e tij dhe që të jetë i barabartë përpara ligjit.

Beteja e Sali Berishës është përballje dhëmb për dhëmb me antigjin, mafien qeveritare, narkoshtetin dhe Ram- Dumanët e tij, ndaj të gjithë jemi në mbështetje të palëkundur të kauzës së tij madhore.

 

About Redaksia

Check Also

“ARTE.TV”: Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë! BE po flirton me një narko-shtet!

Nga ARTE.TV Kokainë, kanabis, heroinë. Mafia shqiptare kontrollon një pjesë të madhe të trafikut të drogës …