Zëvendësi i Harris: ShBA të drejtohen nga “gra me mace pa fëmijë”

Kandidatit për nënkryetar, J. D. Vance, tha se ShBA-të drejtohen nga “gra ‘me mace’ pa fëmijë” të cilat janë të pakënaqura me jetët e tyre dhe zgjedhjet e tyre dhe kështu duan të bëjnë të njëjtën gjë me pjesën tjetër të vendit.

Pas mbështetjes së Taylor Swift për Kamala Harris, Elon Musk reagoi me një postim në X (ish-Tëitter).

“Ok, Taylor… Ke fituar… Do të të jap një fëmijë dhe do të kujdesem për macet e tua me jetën time”, shkroi ai. Kjo deklaratë shkaktoi shumë vëmendje dhe u komentua edhe nga vajza e tij transgjinore, Vivian Jenna Ëilson.

Çfarë shkroi Taylor?

Pak momente pas përfundimit të debatit të parë presidencial midis Kamala Harris dhe Donald Trump, Sëift postoi në Instagram që do të votojë për Harris në zgjedhje. Postimi mori mbi pesë milionë pëlqime brenda disa orëve.

“Si shumë prej jush, sonte e ndoqa debatin. Nëse nuk e keni bërë ende, tani është koha e duhur për të hulumtuar problematikat dhe qëndrimet që kanë kandidatët për temat që ju interesojnë më shumë. Si një votuese, po lexoj dhe shikoj gjithçka që mundem për politikat dhe planet e tyre për këtë vend”, filloi Sëift.

“Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 do të votoj për Kamala Harris dhe Tim Ëalz. E mbështes Kamala Harris sepse lufton për të drejtat që na duhen dhe për të cilat duhet të luftojmë. Mendoj se është e fortë, është lider dhe besoj se mund të arrijmë më shumë në këtë vend me paqe sesa me kaos. Jam gjithashtu e impresionuar nga Tim Ëalz, i cili ka mbështetur të drejtat LGBTQ+, IVF dhe të drejtën e gruas për trupin e saj për dekada”, shpjegoi ajo.

“Unë kam bërë kërkimin tim dhe kam marrë vendimin tim. Hulumtimi dhe zgjedhja janë në dorën tuaj. Gjithashtu dua t’ju them, veçanërisht atyre që votojnë për herë të parë: Kujtoni se duhet të jeni të regjistruar për të votuar! Me dashuri dhe shpresë, Taylor Sëift, Childless Cat Lady”, përfundoi ajo.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Nuk ndalet represioni ndaj Presidentit Trump, gjyqtari njofton dënimin për 34 akuza me 10 janar

Një gjykatës ka urdhëruar që presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë masën e dënimit …