Mediat angleze “kryqëzojnë” Ten Hag për Ronaldon: “Erik gaboi!”…

Largimi i C.Ronaldo-s nga Man.United, për më tepër në atë formë, teksa u shpall i padëshiruar nga Erik Ten Hag, vijon të bëjë zhurmë. Për të ndezur edhe një herë polemikat ka menduar vetë CR7, i cili i është rikthyer aventurës së dytë në “Old Trafford” duke sulmuar edhe një herë hapur teknikun holandez.

Në një intervistë për kanalin zyrtar në youtube të Rio Ferdinand, Ronaldo nuk u kursye aspak: “Nëse je trajner i Mançester United nuk mund të thuash se nuk do të luftojmë për Premier League apo për Champions League. Mund të thuash: mbase nuk e kemi potencialin e duhur, por do ta provojmë, por nuk mund të futesh kurrë në garë i dorëzuar”, u shpreh Ronaldo ndër të tjera.foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri

Deklarata e tij u bë menjëherë virale në mediat angleze: “Erik gaboi, Erik bëri gjithçka gabim”, ishin disa nga titujt kryesor.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …