Presidentio i PL, Ilir Meta thotë se akuzat ndaj liderit të opozitës janë politike dhe të diktuara nga kryeministri Edi Rama me qëllim për të asgjësuar opozitën.
“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit për të marrë të pandehur pa prova, fakte dhe pa dokumente liderin historik të PD, profesor doktor Sali Berishën nuk është gjë tjetër veçse një akuzë politike e diktuar nga Edi Rama në funksion të axhendës së tij elektorale me qëllim asgjësimin me cdo mjet të opozitës dhe të pluralizimit politik.
Shërbimi i verbër që SPAK po i bën narkoshtetit duke goditur drejtuesit e opozitës dhe mbrojtur korrupsionin dhe lidhjet kriminale të Ramës është një poshtërim dhe tradhti kombëtare ndaj Shqipërisë që ka nevojë për ti dhënë fund pandëshkueshmerisë”, tha Meta.