Balliu: Edi Rama ka mbledhur qentë e tij sot në Elbasan në një resort trafikantësh

Sot po mbahet protesta e 25 e opozitës kundër Erion Veliajt i cili akuzohet si pronari i inceneratorit të Tiranës dhe shefi i grupit te strukturuar kriminal 5D që vidhte taksat e qytetarëve të Tiranës.

“Në të gjithë diskutimet tona, çdo qytetar e di që Erion Valiaj është hajdut, çdo qytetar e di që Edi Rama është hajdut, çdo qytetar e di që Olta Xhaçka është hajdute, Belinda Balluku është hajdute. Të gjithë dinë që këta janë hajdutë.

Dhe pyetja ngrihet se çfarë i mban këta hajdutë në pushtet, kur nje popull i tërë e di që këtë janë hajdutë. I mban një drejtësi e korruptuar. Ky është sot këtu sepse këtu nuk ka drejtësi. Erion Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse këtu nuk ka drëjtësi.

Edi Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi dhe sot ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë. Si mund të shkosh në Evropë me drogë dhe me trafikante ne parlament. Si mund të shkosh ne Evropë me kriminelë që drejtojnë Policinë e Shtetit. Që urdhërojnë policinë e Shtetit”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Sulmi në Gjermani/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist të rëndë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij …