Berisha: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë

Një tjetër denoncim i rëndë i kryedemokratit Sali Berisha ishte për ish-kunatën e Edi Ramës në lidhje me ilaçet e skaduara që u jepen fëmijëve të sëmurë.

Berisha tha se, ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve të sëmurë.

“Edi Rama, kalove në disa shkolla, po të vret ndërgjegjia ty që këtë vit nga 630 mijë nxënës që hynë në vitin 2013, u futën në arsimin parauniversitar gjithsej 350 mijë.

Shko pak në Korçë Edi Rama, të të thonë se në klasat e 10-ta, nga 1600 nxënës që u regjistruan vjet, këtë vit u regjistruan 1080. Një e treta më pak brenda një viti.

Shko në Nepvravishtë, se kishe postuar një ditë se ty të japin çdo kollitje mediat, po a e dini se Nepravishta kishte vetëm dy fëmijë në shkollë, kurse Lunxhëria, ajo luginë mahnitëse, gjithsej 6 fëmijë në klasat e para.

Pse mor kalon nga shkolla në shkollë, je turpi i dheut. A e di ti se atyre fëmijëve ua turpëron Shqipërinë ti?

A e di ti që dheut të atyre fëmijëve të pafajshëm i ke dhënë vulën e narkoshtetit?

A e di ti Edi Rama që moshatarët e këtyre vogëlushëve në spitalet tona nuk kanë mjekim, nuk kanë ilaçe?

A e di ti se ish-kunata jote u heq etiketat ilaçeve të skaduara për t’ua dhënë fëmijëve?

I di ti këto apo jo, që kalon nga shkolla në shkollë, po ç’të lidh ty o i zi me shkollat, po të paktën me fëmijët lëre cinizmin.

Se ti je Neroni i arsimit shqiptar.

Po, po.

A e di ti Edi Rama se me lukuninë tënde u vodhën 25 mijë kompjutera në shkollat e vendit dhe u zhduk interneti në shkolla, një arritje historike ajo.

Po ç’të lidh ty me arsimin?

Ti je turpi i shqiptarëve, je turpi i fëmijëve shqiptarë. Je e zeza e tyre!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pyetje SPAK-ut për inceneratorët! Janë të paaftë apo të korruptuar? Apo kaq ia ka lënë litarin Edi Rama…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen …