Këlliçi: Berisha në burg pa prova e fakte, Veliaj që vjedh është i lirë!

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi thotë se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me krye hajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Sipas tij, lideri i opozitës mbahet në arrest me pretendimet e hetuesve se mund të ndërhyjë në procesin penal, teksa ndryshe ndodh thotë Këlliçi me Veliajn, që sa kohë qëndron në zyrën e kryebashkiakut vijon vjedhjen e taksave të qytetarëve, ndërsa SPAK nuk e arreston.

Këlliçi në protestën e 25 para Bashkisë së Tiranës, tha se, Veliaj nuk do t’ia dalë ta mposhtë qëndresën e qytetarëve, të cilët nuk do të dorëzohen deri në çuarjen para drejtësisë të një kryehajduti.

“Personi ku është shembur ish godina e Policisë Bashkiake, ka ndërtuar kulla në Tiranë. Ky person pretendon se ka mbyllur dosjen me SPAK, është e vërtet apo jo? Nestor Muhametllari dhe Veliaj, janë me foto duke inspektuar hotelin në Durrës 50 mln euro, ku është fotoja e dokumentet, dilni e jepni përgjigje qytetarëve?!

Në raportin e KLSH të 2019, evidentohen taksa e 3%, jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para, pyetni Fatmir Xhafajn se u jep ai përgjigje.

Kemi paguar 132 mln euro, Tirana është qyteti më i pisët i Evropës. Qytetarët të na dërgojnë foto e video me mbeturinat që kanë pushtuar lagjet dhe zonat ku jetojnë.

Detyra e vetme që ka marrë Veliaj nga Rama, ka qenë pastrimi i qytetit, se është kthyer në nevojtore që bie erë. Si mundtë të vjedhë Tiranën e qëndron ende në krye të bashkisë?

Si ka mundësi që lideri i opozitës, Sali Berisha pa asnjë shans për të ndërhyrë ne hetime, mbahet në arrest, ndërsa Veliaj që vjedh e ndërhyn në hetime nuk arrestohet?

Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vijojmë protestën e qëndresën. Ky hajdut do të largohet një orë e më parë. Tentativat e tij për të mbyllur protestën do dështojnë, me përgjigjen më shembullore nga ana e PD. Në  protestë permanente, derisa Dumani, Braho e Prençi që s’kanë para një intelektual por një hajdut xhepash si Veliaj, deri sa ta arrestojnë. Ka hyrë  në rekordet Guines, është shndërruar në manual vjedhjesh. 5D e paprecedentë, rast unikal në botë. I vetmi kryetari i bashkisë që ka futur bashkëpunëtorët në burg dhe ato të mbetur jashtë do t’i dërgojë në burg. S’tërhiqemi pa dalë para drejtësisë ky mbeturinë që është në krye të Bashkisë së Tiranës.

Do vazhdojmë protestat kundër vjedhjeve që I bëhet këtij qyteti. I njëjti Veliaj që ndërkombëtarët ia shisnin studentëve si model suksesi, tupr për ju dhe misionin që keni për të shërbyer në këtë vend. Beteja s’është për PD, por për qytetarët e Tiranës, për ato 80 eruo që na vidhen çdo ditë, i vidhet çdo qytetari”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …