PS mbrojti Xhaçkën, reagon Bardhi: Puç kushtetues i Kuvendit, njësoj si regjimet diktatoriale

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Partia Socialiste mori në mbrojtje Olta Xhaçkën duke penguar kalimin e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti demokrat e ka konsideruar një “puç kushtetues të Kuvendit’, duke theksuar se u injorua autoriteti i Gjykatës Kushtetuese.

“Është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale”, tha Bardhi, duke shtuar se “me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi”.

Reagimi i Bardhit

Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale.

Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se Edi Rama tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë Edi Rama refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK.

Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!

GPPD dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për ti dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij dhe garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …