Akt kriminal, SPAK bën publik edhe emrat e fëmijëve autikë që ka ndihmuar Jamarbër Malltezi

Sali Berisha akuzoi Strukturën e Posaçme Antikorrupsion se ka ndërmarr veprime makabre, ku për shkak të mosgjetjes së provave në hetimin skandaloz ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit, e kanë cilësuar bamirësinë për fëmijët autik si korrupsion. Në konferencën me gazetarët, Berisha i cilësoi monstra prokurorët e SPAK, të cilët sipas tij paguhen me paratë e krimit dhe vrasësve me pagesë.

Berisha publikoi pjesë të aktakuzës së SPAK, që e ka cilësuar bamirësinë e Jamarbër dhe Argita Malltezit si vepër korruptive, ndërsa këto akte bamirësie, janë kryer me transferta bankare të deklaruara, e Prokurorët nuk kanë kursyer as hetimin dhe publikimin e emrave të fëmijëve që janë ndihmuar për kurim.

Ndërsa SPAK heton çdo qindarkë të dhënë për fëmijët autik, familjet në nevojë dhe të moshuarit, Kreu demokrat bëri me dije se Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, drejtuar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha është nderuar për aktet e bëra edhe nga bashkitë e drejtuara nga socialistët, ndërsa nuk ka marrë asnjë fond nga shteti gjatë qeverisjes të Partisë Demokratike.

Por me ardhjen e Partisë Socialiste në Pushtet, ndaj këtij fondacioni I cili iu vjen në ndihmë fëmijëve të spektrit autik janë bërë përpjekje për ta dëmtuar.

Berisha dënoi edhe akuzën e ngritur nga SPAK për korrupsion Pasiv për shkak se biznesmeni Fatmir Bekteshi iu ka paguar udhëtimin në vitin 2013 këngëtarit italian Rikardo Kociantes, apo për një biletë që Bekteshi ka paguar ndaj ish-këshilltarit të tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama kap edhe Shoqatën “Tirana” me Hajdarin e tij

Adnand DEDA Sot me derguan te degjoj fjalimin programatik te nje njeriu qe prezantohej si …