Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë shtypi për mediat, e ka cilësuar hetim skandaloz, atë të Prokurorisë së Posaçme ndaj fondacionit të fëmijëve autikë që drejtohet nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. Sipas Berishës, gjatë hetimit nga SPAK, u publikuan emrat e fëmijëve autikë që pranuan bamirësinë, ndërsa këtë e konsideroi një veprim monstruoz të hetuesve.
Berisha tha se, këta janë monstrat e fëmijëve tanë sepse për të zbatuar urdhrin politik të Edi Ramës, jo vetëm paraqesin se krim virtytin e bamirësisë shqiptare, të dëshmuar në mënyrën më transparente dhe ligjore, por ata si monstra të fëmijëve tanë, në rastin konkret fëmijëve autikë, kanë vendosur në dosjen e tyre publike të aktakuzës ndaj meje duke shkelur çdo kod njerëzor dhe ligjor që mbron privatësinë e fëmijës, emrat e fëmijëve autikë, përfitues të bamirësisë.
“Zonja dhe zotërinj, së pari falenderoj gazetarët që kanë pranuar të ndjekin në distancë këtë konferencë shtypi.
Falenderoj të gjitha ata që ndjekin sot paraqitjen time publike të provave konkrete që prokurorët politikë kane rreshtuar në dacibaon e tyre politike për korrupsion kundër meje.
Para se te ndalem një nga një në paraqitjen e tyre, shtoj se:
Kur ke bere pazare me vrasësit dhe ke marrë paranë e tyre të krimit për t’u pasuruar vetë, për të blerë apartamente, vila, toka apo pasuri të tjera, të cilat me rrogën tende nuk i blije dot kurrë, apo kur ke përdorur paratë e vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve për vakanca luksoze, për shkollimin e fëmijëve apo qoftë dhe për bixhoz, kur ke përdorur detyrën e besuar nga shoqëria për të bërë jo prokurorin, as dhe avokatin e ligjit të kriminelit që të ka blerë, por skllavin e tij dhe ke shitur çdo gjë njerëzore, veten te vrasësi, dhe je zhveshur, shpërfytyruar dhe denatyruar nga morali njerëzor, je bërë më i lig, më i ulët se sa padroni yt vrasës, përdhunues, hajdut, vetëkuptohet që virtytin njerëzor e quan krim, zbatimin e ligjit e shpall shkelje të ligjit dhe nuk ndalesh para asgjëje, bëhesh më hajdut se hajduti, më vrasës se sa vrasësi, të tillë janë sot anëtarët e organizatës kriminale Skapi i partisë apo prokurorisë private të Edi Ramës, të cilet Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heronjtë e fëmijëve të tyre, por në fakt janë monstrat me raste konkrete të fëmijëve tanë, përfshi këtu fëmijët autikë.
Këta janë monstrat e fëmijëve tanë sepse këta jo vetëm amnistojnë me urdhër dhe kundrejt pagesës zyrtarë kriminelë që me vjedhjet e tyre kanë shkaktuar për mungesat e ilaçeve apo përdorimin e ilaçeve të skaduara etj, etj, vdekjet e qindra e fëmijëve të moshave të ndryshme, por këta janë monstrat e fëmijëve tanë sepse për të zbatuar urdhrin politik të Edi Ramës, jo vetëm paraqesin se krim virtytin e bamirësisë shqiptare, të dëshmuar në mënyrën më transparente dhe ligjore, por ata si monstra të fëmijëve tanë, në rastin konkret fëmijëve autikë, kanë vendosur në dosjen e tyre publike të aktakuzës ndaj meje duke shkelur çdo kod njerëzor dhe ligjor që mbron privatësinë e fëmijës, emrat e fëmijëve autikë, përfitues të bamirësisë.
Cilido që bën një gjë të tillë, dëshmon se ai ose ajo, edhe në rast se kanë fëmijë, nuk meritojnë dhe mund të quhen prindër, nënë ose baba, sepse nuk mund të quhen as njerëz, sepse ata nuk ngurrojnë të përdorin pushtetin që ua ka ngarkuar shoqëria dhe ligji, për të dhunuar si hiena privatësinë e qenieve më të pafajshme të kësaj toke, fëmijëve autikë.
Thashë se kjo treshe, që ka kryer këtë akt, në ligjet e vendit nuk mundet kurrë të shkelte privacinë e fëmijëve, por edhe në kodin moral shqiptar të bamirësisë thuhet se atë që jep dora e djathtë si bamirësi, nuk duhet ta dijë dora e majtë.
Po këta janë monstra të zhveshur nga çdo ndjenjë e njeriut të civilizuar”, tha Berisha.