Nga Jamarbër MALLTEZI
Ka dhjetëra vjet që bëj bamirësi dhe jap zekatin rregullisht.
Në respekt të parimit “Kur jep dora e djathtë nuk duhet ta dijë dora e majtë” kurrë nuk i jam mburrur askujt dhe kurrë nuk e ka ditur as babai im.
Vjen dita kur shërbëtorët politikë të Edi Ramës, prokurorja e bandave të Elbasanit e promovuar nga Taulant Balla, jo vetëm që i shkruan bamirësitë e mia për çdo vit në një akt-akuzë sikur janë vepër penale, por publikojnë edhe emrat e fëmijëve me autizëm për mjekimin e të cilëve janë paguar këto para!
Turp dhe trishtim! Bamirësia qenka vepër penale!
Ata që marrin ndihmë financiare nga “Armiku i PS” ju duhet publikuar emri si të jenë me biografi të keqe!
Palaço të këtilla nuk kishim parë gjë akoma!
Tek fëlliqësia e Millonait dhe Krajës dalin fytyrat e Edi Ramës, Taulant Ballës, Soros apo Yurit!