Bardhi takon demokratët e Lushnjës: Është në dorën tonë që t’u fitojmë besimin qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi vijon takimet si drejtues politik i PD-së në Fier, teksa ka zhvilluar një takim me demokratët e Lushnjës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se u ka ritheksuar se sipas tij, qytetarët e ndershëm i kanë sytë nga opozita dhe PD-ja, teksa është në dorë të tyre që të fitojnë besimin e qytetarëve dhe të bëjnë realitet ndryshimin e shumëpritur.

Ai shton më tej se ka gjetur gadishmërinë për të bërë më të mirën, të gjithë sëbashku, gjatë këtij rrugëtimi transformues për Lushnjen dhe Shqipërinë. Po ashtu, Bardhi vijon edhe me akuzat ndaj Qeverisë, teksa fokusin e ka vënë tek sektori i bujqësisë.

Të oranishëm në takim kanë qenë dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deputeti i zonës Saimir Korreshi, si dhe kryetari i degës Eduart Sharka.

Postimi Gazment Bardhit

Në Lushnje ku vijuam takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës, ritheksova se qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga Partia Demokratike dhe opozita. Është në dorën tonë të fitojmë besimin e tyre dhe të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur. Gjeta si gjithmonë nga strukturat drejtuese të Degës gadishmërinë për të bërë më të mirën, të gjithë sëbashku, gjatë këtij rrugëtimi transformues për Lushnjen dhe Shqipërinë.

12 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten apo për qytetarët. Tashmë është e provuar se qeveria e Edi Ramës po pasuron veten dhe po varfëron shqiptarët! Mjafton të shohim vetëm sjelljen e Edi Ramës ndaj sektorit të bujqësisë, që është e vetmja mundësi jetese edhe për mijëra familje në Bashkinë Lushnje, për të vërtetuar nevojën ulëritëse për ndryshim. Një Qeveri që ka braktisur qytetarin e zakonshëm, duhet braktisur përgjithmonë!

About Redaksia

Check Also

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten …